Report TV - Mbi gomone në mes të ujit,gazetari i Repor Tv feston ditëlindjen

  • 6 years ago
Pa diskutim që situata e tanishme, ku uji ka ?pushtuar? vendin, nuk është më e mira për të festuar ditëlindje.
Aq më tepër për një gazetarë. Driçim Çaka, gazetari i Report Tv, ka festuar ditëlindjen e tij duke raportuar mbi një gomone në fshatin Ferras të Fierit. Një atmosferë aspak e gëzueshme dhe aq më tepër festive, por një një ditëlindje që do të kujtohet gjatë nga gazetari Çaka për ndihmën që ai po jep në këtë situatë.

Teksa urohet live nga studio e Report Tv, gjatë raportimit të tij, vetë gazetari shprehet se uron vetëm që kjo situatë të kalohet dhe banorët të kthehen në shtëpitë e tyre.

Redaksia e Report Tv i uron gazetarit Driçim Çaka edhe 100 vite!

Recommended