Report TV - Çuçi: Më e keqja ka kaluar, nuk ka rrezik për jetë njerëzish

  • 6 years ago
Deputeti Bledi Çuçi në një lidhje telefonike nga Gjirokastra për Report Tv u shpreh se reshjet e shiut që kanë rënë në dy ditët e fundit nuk janë parë në 50 vitet e fundit, por më e keqja kaloi sipas tij. Ai theksoi se janë evakuuar disa familje, ndërsa problem mbetet ura e Viroit, që është kapërcyer nga uji.
?Situata është në kontroll. Ura e Viroit mbetet situata më e vështirë, është e pakalueshme. Janë marrë masa që të ndërpritet qarkullimi për të ndërhyrë pas zbrazjes së ujit. Në Tepelenë dhe Këlcyrë janë evakuuar disa familje, por edhe në Gjirokastër janë dërguar në konvikte.

Cdo gjë është në kontroll, nuk ka asnjë rrezik në jetë njerëzore. Reshje tani që ne flasim nuk ka, por pritet që të fillojnë, por në rënie, pasi reshjet që kanë rënë deri tani nuk janë parë prej 50 vitesh. Më e keqja ka kaluar, nuk pritet përkeqësim i situatës? deklaroi ai.

Recommended