Report TV -Përmbytjet, kryebashkiakja e Gjirokastrës Rami: Situata është e vështirë

  • 6 years ago
Edhe Gjirokastra është përfshirë në situatë të rënduar për shkak të reshjeve. Kryebashkiakja Zamira Rami tha për Report TV se pushteti vendor po bën gjithçka mundet, teksa duhet më shumë bashkëpunim mes autoriteteve.

Sipas saj, ndërhyrja në disa nyje është e pamundur për shkak të reshjeve.
?Kemi në terren të gjitha mjetet. Kemi një mbledhje tani për të raportuar situatën. Gjendja është e rënduar, janë evakuuar disa familje rome. Disa rrugë janë të bllokuara dhe nuk ndërhyjmë dot nga shiu. Dhjetëra biznese nën ujë për shkak të rrymave të ujit?, tha Rami.