Skandali i gjobës në Itali,“Boom” i kthen përgjigje Komandantit të policisë lokale (pjesa e dytë)

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni ?Boom? i është rikthyer sërish sot temës së marrjes së rryshfetit të një polici Italian të policisë lokale në zonën e Trentos, kundrejt një shoferi shqiptar, pa i dhënë një gjobë. Vendimi u mor, pas reagimit në mediat italiane të komandantit të policisë lokale, Marco D?Arcangelo.

Komandanti ka pohuar se materiali është dërguar në prokurori. Nëse kjo do të ishte e tëra, emisioni ?Boom? do të kishte vetëm falënderime për të, por komandanti I policisë ka bërë edhe komente që normalisht mund të bëheshin pasi të shprehej prokuroria dhe pasi të bëhej ekspertiza e materialeve. Le t?i marrim me rradhë.

Nuk do të merremi as me deklaratat se po prishet imazhi I Alto Garden, sepse ?Boom? nuk është përgjegjës për imazhin, apo për sjelljen e askujt, në asnjë vend të botës; nuk do të merremi as me deklaratat në janë miliona shqiptarë në Itali, apo disa qindra mijë, sepse ?Boom? nuk merret as me dijenitë e kujtdo qoftë. Por po sjellim disa fakte: 1) Komandanti thotë që është e vështirë të identifikojnë subjektin, sepse bëhen 16 mijë gjoba në vit.

Ndihma jonë: Në emision, shoferi shqiptar ka thënë qartë se ngjarja ka ndodhur në 8 tetor 2017. Gazetarët italianë nga pamjet ndoshta kanë identifikuar se makina është ndalur në rrugën Santoni ad Arco, përballë Galaservice. Pamjet e policit që ka bërë ndalimin i keni. Keni po ashtu të dhënën se pse është ndaluar makina dhe çfarë duhet shënuar në fletën e gjobës, marmitë jo e homologuar.

Atëherë ku qëndron vështirësia të zbulohet fleta e gjobës? 2) Në pamje duket qartë se shoferi shqiptar jep dy herë para, njëherë 40 euro dhe njëherë 50 euro, pra 90 euro. Komandanti thotë, se emisioni ?Boom? si emision skandalesh i karakterit të ?Striscia la notizia?, nuk e di se një shqiptar që nget makinën në Itali (vetëm për shqiptarët?!) duhet të paguajë menjëherë gjobën, sepse këto janë ligjet.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/skandali-i-gjobes-ne-itali-boom-pergjigje-komandantit-lokal-te-policise-ja-si-ta-gjeni-gjoben

Recommended