Report TV - Momenti kur Meta troket gotat me Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin

Report TV

by Report TV

0 views
Në ceremoninë e organizuar nga Presidenti Meta në Pallatin e Brigadave me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ishin të pranishëm kryeministri Rama me bashkëshorten, kryetari i Kuvendit, përfaqësues të trupit diplomatik, komunitetet fetare, zyrtarë të lartë nga Kosova dhe personalitete të tjera.
Në fund të fjalimit, Presidenti Meta trokiti gotat me të ftuarit, mes tyre me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit. Raportet mes kreut të shtetit me kreun e legjislativit dhe ekzekutivit kanë ndryshuar pas akuzave të ndërsjella në zgjedhjet e 25 qershorit.