Ora News – Çfarë do të bënin këta fëmijë nëse do të ishin kryeministri i Shqipërisë?

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çfarë do të bënin këta fëmijë nëse do të ishin kryeministri i Shqipërisë?

"Do hiqja disa ndërtesa sepse janë bërë shumë dhe nuk ka më vend se ku të luajnë fëmijët. Do të ndërtoja pallate për të strehuar të pastrehët. Do të ndërtoja më shumë shkolla" thonë disa fëmijë

Në ditën e "Dyerve të hapura" të Parlamentit shqiptar ata kanë shprehur se çfarë do të bënin nëse do të ishin në krye të qeverisë.

"Dua që ta ndryshoj Shqipërinë dhe të mos kenë konflikte me njëri tjetrin. Nuk më pëlqejnë që bisedojnë për gjëra që nuk kanë lidhje. Kanë shumë konflikte. Duan të bëjnë shumë gjëra por nuk kanë arritur ti bëjnë" thonë disa fëmijë të tjerë.

Ata që qëndruan në vendet e ministrave apo deputetëve ishin të qartë në atë çfarë presin nga ata që ulen me votë dhe thuajse në çdo seancë parlamentare përfshihen në debate ku nuk mungojnë as fyerjet dhe as përplasjet fizike.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/cfare-do-te-benin-keta-femije-nese-do-te-ishin-kryeministri-i-shqiperise

Category

📺
TV

Recommended