“Ju flet Moska”: Të fshehtat e Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Serbi - Ora News

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në qendër të emisionit ?Ju flet Moska? të Kastriot Myftaraj ishte Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Serbi.

Sipas Myftarajt në asamblenë që u zhvilluar pak ditë më parë ka disa të fshehta. Vendosjen e Isuf Ferës në krye të kësaj dhome, Myftaraj e lidh me interesat që ka Serbia në Shqipëri.

Ai thotë Serbia ka hyrë në Shqipëri në tregun e transportit ajror. Por në krye të Autoritetit të Aviacionit Civil është dhëndri i Isuf Ferës.

Myftaraj: Ditën e shtunë në Tiranë u bë mbledhja e parë e asamblesë së Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Serbi. Nuk jam kundër që të ketë tregti mes Shqipërisë dhe Serbisë mbi bazën e interesit reciprok të tregtarëve të shteteve.

Ka disa probleme! Kryetari i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Serbi, ose më saktë bashkëkryetari shqiptar u zgjidh zoti Isuf Fera.

Ky është i njohur si një tregtar sheqeri por e ka diversifikuar në vite veprimtarinë e tij. Pas vitit 2013 ka fituar shumë favore nga qeveria.

Ajo që më bëri përshtypje në mbledhjen e asamblesë së Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Serbi ku morën pjesë edhe dy ministrat ishte një deklaratë e ministres shqiptare për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Bashkëpunimi është i mirëpritur, por ajo që më bëri përshtypje deklarata për interes, se kompanitë serbe kanë hyrë në shërbimet e transportit ajror dhe kuptohet ka disa shenja, ka kanë interes të zgjerohen.

Këtu ka ndodhur një fakt interesant. Rreth 2 javë përpara së të mbahej kjo mbledhje ku ministrja bëri këtë deklaratë, dhëndri i zotit Isuf Fera zoti Krislen Keri është emëruar drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Këto koiçidenca meritojnë vëmendjen e publikut sepse janë gjera të rëndësishme.

Ajo që më bën përshtypje është që kur Serbia kërkon të hyjë në biznesin e transportit ajror në Shqipëri dhe këtu nënkuptohet shumë, nënkuptohen aeroportet etj. Pikërisht dhëndri i kryetarit të Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Serbi emërohet drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-te-fshehtat-e-dhomes-se-tregtise-shqiperi-serbi