Ora News – Kapja e 1.6 ton kanabis, në Shqipëri po hetohen lidhjet e të arrestuarve në Greqi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia shqiptare ka nisur shkëmbimin e informacioneve me palën greke pas kapjes së gomones me 1.6 ton drogë në afërsi të Athinës. Hetimet e policisë janë përqendruar në dy drejtime, identifikimin e rrjetit të personave të lidhur me këtë aktivitet kriminal dhe përcaktimin e zonës së bregdetit të Shqipërisë nga ku është bërë nisja e ngarkesës me kanabis.

Policia shqiptare fillon shkëmbimin e informacionit me palën greke pas kapjes së ngarkesës me 1.6 ton drogë në zonën pranë Athinës dy ditë më parë.

Organet e rendit në Shqipëri kanë nisur verifikimet me qëllim përcaktimin e zonës nga e cila është nisur gomonia me lëndë narkotike dhe zbardhjen e rrethit të personave të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Në bordin e gomones ndodheshin dy shtetas shqiptarë dhe një italian, të cilët u arrestuan ndërsa aksioni ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme me kapjen e një biznesmeni që besohet se ka lidhje me këtë linjë trafiku.

Në komunikatën e policisë greke pas aksionit thuhet se një prej të arrestuarve u dërgua në spitalin "Evangelismos", por nuk sqarohet nëse kjo u bë për shkak të ndonjë plage, si dhe nuk bëhet e ditur shtetësia e tij.

Nga ana tjetër mediat greke kanë raportuar se gjatë operacionit ka pasur të shtëna me armë gjatë ndjekjes së gomones në det të hapur.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/kapja-e-16-ton-kanabis-ne-shqiperi-po-hetohen-lidhjet-e-te-arrestuarve-ne-greqi