Ora News- Klosi: Fund barbarisē në malin e Tomorrit, pjesë e projektit "100 fshatra turistikë"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një jav? pas operacionit të ndërhyrjes dhe marrjes së masave p?r ndalimin e shkatërrimit të Malit t? Tomorrit, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi iu bashkua grupit të të rinjve në ecjen sportive në maj?n e Malit të Tomorrit. Pas ecjes në shtegun turistik drejt kalasë së Tomorrit, ministri Klosi dhe të rinjtë mbollën rreth 300 pemë, n? shenjë simbolike për rikthimin e Parkut Natyror t? Tomorrit në destinacion turistik dhe historik, si vendi që përveç bukurive natyrore, ofron dhe turizmin historik.

?Jemi me një grup të rinj nga Qarku i Beratit, për të promovuar Parkun Natyror t? Tomorrit. Jemi në kalanë e Tomorrit, vend që sipas legjendave ësht? nj? vend i mrekullueshëm, vend që sipas legjendave është një vend magjik.?- tha ministri Klosi.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit deklaroi se koha e barbarisë së shkatërrimit dhe shfrytëzimit të Tomorrit ka marrë fund dhe se tani vendi do t?i kthehet zhvillimit të turizmit.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/klosi-fund-barbarise-ne-malin-e-tomorrit-pjese-e-projektit-100-fshatra-turistike

Recommended