4 te arrestuar per grabitjen e te moshuarve, zbardhet dinamika

  • 6 years ago
Policia e Durrësit ka mundur të zbardhë ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Shkallnur, ku u dhunuan dhe u grabitën një çift të moshuarish.

4 janë autorët e kësaj ngjarjeje, të cilët u arrestuan. Ata janë dy vëllezërit Niko Papajorgji, 35 - vjeç dhe Marsel Papajorgji 30 - vjeç, Julian Qamili 43 - vjeç, të tre banues në Durrës, si dhe Erind Seferkolli 30 - vjeç, banues në Korçë.

Rreth orës 03:00 të së hënës, këta persona në bashkëpunim me njëri - tjetrin dhunuan fizikisht dhe vodhën banesën e Maliq e Shahe Elezi, 77 vjeç dhe 69 vjeçe.

Policia ka mundur të zbardhë të gjithë mekanizmin e kësaj ngjarjeje.

Kështu, dy vëllezërit Niko dhe Marsel Papajorgji në rolin e nxitësve dhe ndihmësve kanë bërë roje, ndërkohë që në banesë janë futur nga dritarja Julian Qamili dhe Erind Seferkolli (ekzekutorët), të cilët kanë dhunuar dhe lidhur çiftin.

Pasi kontrolluan banesën, grabitësit gjetën dhe vodhën 160 000 lekë të reja. Pas kësaj ata u larguan.

"Kapja dhe ndalimi i tyre është bërë e mundur si rezultat i bashkëpunimit të Policisë Kufitare Kakavijë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë", thotë policia në njoftimin e saj./tvklan.al

Recommended