Ora News- RENEA dhe KOMANDO, ja si ndërhyjnë për të kapur kriminelët dhe për të mbrojtur zyrtarët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Forcat Speciale të Policisë RENEA, dhe komandot e ushtrisë kryen simulimin e manovrave luftarake në qytetin taktik në Zall Herr. Aktiviteti u organizua nga Klik Expo Group, në kuadër të ALMEX, nën kujdesin e ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme. Në demonstrime morën pjesë batalioni i operacioneve speciale KOMANDO dhe forcat RENEA ndërsa u ekspozua edhe arma sulmuese shotgun.

Forcat Speciale të Policisë dhe ushtrisë shqiptare u bënë të shtunën pjesë e demonstrimeve dhe manovrave ushtrarake në Qytetin Taktik në Zall Herr.

Aktiviteti u organizua nga Klik Expo Group, në kuadër të ALMEX, nën kujdesin e ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme u kryen demonstrime dhe simulime nga batalioni i operacioneve speciale KOMANDO dhe forcat RENEA.

Gjatë aktivitetit pati fillimisht demostrime nga forcat speciale RENEA në rastet e kapjes së elementëve kriminalë dhe lirimit të pengjeve.

Në vazhdim, policia ushtarake bëri manovra në situata të supozuara të shoqërimit të personaliteteve e delegacioneve zyrtare në situata rreziku dhe shpëtimin e tyre në raste të sulmeve të mundshme.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/renea-dhe-komando-ja-si-nderhyjne-te-kapur-kriminelet-dhe-te-mbrojtur-zyrtaret