Ora News – "Duam banjo në shkollë!" Protesta e nxënësve dhe prindërve në Dibër

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në fshatin Fushë-Aliaj, prindërit e fëmijëve që frekuentojnë shkollën 9-vjeçare kanë protestuar për mungesën e kushteve higjeno-sanitare. Kërkesat janë minimale, tualete funksionale, ndërsa thonë se nësë kjo kërkesë nuk plotësohet nuk do t`i lejojnë fëmijët të vijojnë mësimin.

Përpos mungesës së infrastrukturës arsimore, nxënësit e shkollës 9-vjeçare të fshatit Fushë-Aliaj në njësinë administrative Fushë-Cidhen në Dibër, hasen me një problem tejet shqetësues.

Në shkollë, tualetet nuk janë funksionale dhe rrezikojnë të kthehen në burim infeksioni. Prindërit kanë protestuar para shkollës, duke kërkuar përmirësimin e kushteve

"Kërkojmë që të na rregullojnë banjat. Rruga është e dëmtuar."

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/duam-banjo-ne-shkolle-protesta-e-nxenesve-dhe-prinderve-ne-diber

Category

📺
TV

Recommended