Kampioni i Gjermanisë në boks Ferit Keta, nderohet me “Medaljen e Mirënjohjes” nga Veliaj

  • 6 years ago
Kampioni i sapo shpallur i Gjermanisë në boks, Ferit Keta, i cili mban njëkohësisht edhe titullin kampion Europe në Kikboks, u nderua me ?Medaljen e Mirënjohjes? nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. I shoqëruar edhe nga i vëllai dhe trajneri i tij, boksieri i mirënjohur Ismail Keta, tre herë Kampion Europe në boks dhe kikboks, Ferit Keta u prit në një takim të veçantë nga kryebashkiaku Veliaj, i cili i dorëzoi titullin në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë, duke nderuar vendin tonë në arenën ndërkombëtare, si dhe për promovimin e sportit tek të vegjlit e qytetit.
?Kjo është një medalje që e japim për të gjithë ata që i sjellin nder qytetit tonë. Ti na ke sjellë shumë nder, jo vetëm që ke dalë kampion në Gjermani, por e ke bërë këtë me flamurin shqiptar. E di që është shumë kollaj, e ndonjëherë ka sportistë që tundohen dhe thonë: meqë unë vij nga një vend modest, me një shtet jo shumë të fortë, po e lë vendin tim sepse po më ofron diçka më shumë ky vendi tjetër. Por, ajo që kam kuptuar nga ty është se një sportist i vërtetë, një kampion i vërtetë, nuk bën tender për atdheun, sepse atdhe ka atë që ka dhe ndihet krenar?, tha Veliaj.

Recommended