Report TV - 1 mln USD për lobim në SHBA prokuroria nis verifikim ndaj PD

  • 6 years ago
Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht se Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për kontratën e Partisë Demokratike për disa kompani lobimi në SHBA, të cilave u janë paguar nga selia blu 1 milionë dollarë për të siguruar mbështetje politike nga Uashingtoni.

Paratë kanë shkuar për kompanitë "Stonington Strategies", "Muzin Capitol Partners" dhe "Biniatta Trade LP". Pagesa për lobim në SHBA (675 mijë dollarë), PD ka bërë edhe gjatë kohës kur ishte në "Çadrën e Lirisë" përpara Kryeministrisë. Pjesë e pagesave të këtyre kontratave, krahas suportit politik nga DASH, ka qenë edhe mundësimi i një takimi të kryetarit të PD, Lulzim Basha me presidentin e SHBA, Donald Trump, takim ky i zhvilluar në një mbrëmje për mbledhje fondesh në Uashington vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Dy nga kontratat me "Stonington Strategies", PD i ka nënshkruar pak ditë përpara zgjedhjeve.

Recommended