Ora News – Exil dhe Déjà vu, solisti i parë i Vjenës Eno Peçi rikthehet në Tiranë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Solisti i parë i Vjenës, Eno Peçi sjell për publikun shqiptar dy krijime të tij si koreograf. Exil dhe Déjà vu rizgjojnë përjetimet e artistit gjatë viteve që Shqipëria u përball me valët e emigracionit postkomunist. Bashkëpunimi ndërmjet Peçit dhe trupës së Teatrit të Operas dhe Baletit e ngre siparin më 25 Nëntor.

Balerini i njohur Eno Peçi vë në skenën Shqiptare veprat Exil dhe Déjà Vu me balerinët e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë. Solisti i parë i Operas së Vjenës vjen për herë të parë si koreograf me një tematikë mbi emigracionin që shumë familje shqiptare ndërmorën në vitet 97-98. I nxitur nga e kaluara e tij si një fëmijë i larguar herët nga atdheu, Peçi shprehet se krijimtaria e tij është një pasqyrë e realitetit dhe ndjesive që ka jetuar.

Eno Peçi: Kam marrë këtë si temë, qëllimi është që fëmijët t?i dërgojnë në Exil për të patur një raport të mirë. Kam marrë dy familje të ndryshme, që kanë problemet e tyre familjare dhe për shkak të situatës janë detyruar të çojnë fëmijët e tyre në Exil.

Trupa e Teatrit të Baletit e ka mirëpritur bashkëpunimin për realizimin e kësaj vepre duke u shprehur se ndihen të emocionuar teksa interpretojnë episode që i kanë jetuar vërtet.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/exil-dhe-deja-vu-solisti-i-pare-i-vjenes-eno-peci-rikthehet-ne-tirane