Gjonaj: Formule e re për kompensimin e pronave - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Drejtësisë ka nisur nga puna për gjetjen e një formule të re për kthimin dhe kompensimin pronave, pas shfuqizimit të disa neneve nga ana e Gjykatës Kushtetuese.



Duke raportuar ne Komisionin e Ekonomisë, lidhur me buxhetin e dikasterit që ajo drejton, ministrja Gjonaj tha se ka trashëguar një mal me borxhe, para të akumuluara ndër vite, si pasojë e mos zbatimit të vendimeve të gjykatave.




Por kjo shumë rrezikon të rritet ndjeshëm, pasi buxheti i shtetit kërcënohet edhe nga kostot e vendimeve që qeveria mund të humbasë në arbitrazh. Këtë shqetësim e ka adresuar në qeveri edhe paraardhësi i Gjonajt, ministri Petrit Vasili.



Një ndër çështjet kryesore që është në arbitrazh është ajo e biznesmenit Farncesko Begeti, i cili zotëronte prej vitesh licencën për ndërtimin hidrocentralit të Kalivaçit, një vepër që nuk u ndërtua kurrë prej tij. Begeti u akuzua për pastrim parash.

Recommended