“Të rinjtë të zgjedhin zanatet” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për kryeministrin Edi Rama, zgjidhja e problemit të papunësisë në Shqipëri, gjendet tek arsimi profesional. Sipas tij, vendet më të zhvilluara i bënë ballë krizës financiare, pasi ekonomia bazohet tek zanatet.



?Ndërkohë që kthesa që kemi nisur do kërkojë kohën e vetë, por është e vetmja rrugë, arsimi profesional, zanatet. Nëse vende si Gjermania, Zvicra etj, që janë super të zhvilluara dhe e përballuan krizën, kjo erdhi si rezultat se bazohen në forcën e zanateve.?



Kreu i qeverisë theksoi se sektori privat ka shumë nevojë për të punësuar të rinj.



Por, Rama nuk harroi të thumbojë edhe opozitën.



Deklaratat shefi i ekzekutivit i bëri gjatë një takimi në një sipërmarrje private, ku pas bashkëpunimit me Shërbimin Kombëtar të Punës, janë punësuar rreth 300 të rinj.