Report TV - Gjykata lëshon urdhërarrestet për 3 ish-zyrtarë të policisë së Vlorës

  • 6 years ago
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar një urdhëarresti për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, në vijim të hetimeve për dosjen "Habilaj".

Fletë-arresti i është përcjellë policisë për ekzekutim dhe Çela pritet të arrestohet në orët në vijim. Çela është shkarkuar nga detyra e kryepolicit të Vlorës në prill të këtij viti me vendim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Shqiptarja.com ka mësuar se fletëarresti janë lëshuar edhe për dy ish-zyrtarë të policisë së Vlorës. Ata janë Sokol Bode, ish-drejtori i postës në Dhërmi dhe Gjergji Kohila, aktualisht punonjës në policinë e Shkodrës. Ata janë në kërkim prej mesditës së sotme, por asnjëri prej tyre nuk është arrestuar. Mësohet se SHÇBA ka kryer kontrolle në disa banesa, por ata nuk janë gjetur.