Ora News – Çollaku: Tahiri lidhje fisnore me 3 drejtuesit e policisë të arrestuar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Basri Çollaku i ftuar në ?Arena? nga Dritan Hila në Ora News, thotë se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka lidhje farefisnore me drejtuesit e policisë të arrestuar mbrëmjen e sotme. Duke folur për kreun e Bashkisë së Durrësit, ai tha se prej të paktën 6 muaj prokurori Martini ka pasur të dhëna.

Çollaku: Tahiri ka lidhje të afërt farefisnore me këta tre drejtues policie të arrestuar, janë të dytë. Dhe me Habiljat nuk janë të largët, janë të tretë. Ngjan si një organizatë familjare, edhe kriminale, edhe shtetërore. Nuk janë pak, janë edhe ata në terren edhe ata në shtet. Prokuroria ka raste kur ka prova dhe e lë të livadhisë. Për çështjen e Dakos, ku sërish shfaqet prokurori Martini, në dijeninë time ka më shumë se 6 muaj.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/collaku-tahiri-lidhje-fisnore-me-3-drejtuesit-e-policise-te-arrestuar