Report TV - AKU publikon video nga aksioni, ja kushtet skandaloze si theret dhe transportohet mishi

  • 6 years ago
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, përveç masave për displimimin e therjes së kafshëve dhe tregtimit të mishit, gjatë të cilit u mbyllën 94 thertore, ka në qendër të vëmendjes edhe parandalimin e therjes së kafshëve në vende ilegale, të fshehta, apo kushtet e tregtimit dhe ruajtjes së mishit.
Për sa më sipër, vetëm 4 ditët e fundit, janë zbuluar e penalizuar disa subjekte, që në mënyrë të fshehtë thernin kafshë dhe i tregtonin në dyqanet e tyre, ndërsa janë marrë masa edhe për parandalimin e tregtimit të peshkut dhe produkteve të tjera në kushte të papërshtatshme.

AKU njofton se, gjatë ditëve të fundit, në fshatin Domje, Tiranë, inspektorët gjetën pranë një subjekti një viç të sapotherur në kushte ilegale dhe të papërshtatshme në lidhje me garantimin e sigurisë ushqimore.