Report TV - Dosja 'Habilaj', Gjonaj': Kemi kryer të gjithë proçedurat ligjore, sot në prokurori

  • 6 years ago
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka hedhur për herë të parë dritë mbi dosjen ?Habilaj?, e cila njihet ndryshe edhe si dosja ?Tahiri?. Dosja voluminoze prej 1800 faqesh është përkthyer nga Ministria e Drejtësisë dhe do të dorëzohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

?Sot jemi në ditën ndërkombëtare të fëmijëve dhe nuk dua të ngatërrohemi me dosje. Ne kemi kryer të gjitha procedurat sipas ligjit, ka dhe një dosje voluminoze, besoj sot do t?ia transmetojmë Prokurorisë. Dosja na ka ardhur para gati dhjetë ditësh. Ka përfunduar përkthimi dhe do ta dorëzojmë sot?, tha Gjonaj.

Dosja erdhi në rrugë zyrtare nga Prokuroria e Katanias, Itali, dhe tashmë është përkthyer në gjuhën shqipe nga MD. Ajo përmban të gjitha provat e përftuara në 4 vite hetime dhe është një përgjigje që Prokuroria e Katania ka mbledhur për grupin kriminal të Habilajve.
Është pikërisht kjo dosje, e cila do të shërbejë në gjykatën italine, kur të caktohet gjykimi i kësaj çështjeje. Ndërkohë prokurorët e Krimeve të Rënda në Shqipëri do ta përdorin këtë dosje për llogari të hetimeve të nisura për aktivitetin dhe lidhjet e mundshme të Habilajve, ku në përgjimet e grupit kriminal të publikuara nga mediat italiane përmendet si i implikuar edhe ish-ministri Saimir Tahiri.