Report TV - Homazhe kompozitorit Aleksandër Lalo, i jepet lamtumira e fundit

  • 6 years ago
Është përcjellë këtë të hënë me nderime për në banesën e fundit kompozitori i madh Aleksandër Lalo. Një arrest i papritur kardiak i mori jetën artistit në moshën 68-vjeçare.
?Akoma nuk e perceptoj dot që kemi humbur një nga shpirtrat më të mëdhenj të botës artistike shqiptare. Ai ka lënë mbi tavolinë, mbi piano, partiturën për filmin tim të fundit, një film i xhiruar në Përmet dhe jetonte çdo ditë me dëshirën për ta realizuar?, tregon Petrit Ruka.

Homazhet në nder të Aleksandër Lalos janë mbajtur në Radio-televizionin shqiptar, ku dha kontributin më të madh me kompozimet, por edhe me koncertet e orkestrës së këtij institucioni.

?Fillimisht është një nga autorët që u langua në vitet ?70 në vitet e ëndrrës liberale të Shqipërisë. Më pas në Kukës ku vajti për të punuar përfitoi një gjë tjetër të rëndësishme, përfitoi folklorin e pasur të asja zone. Për ta definuar këtë periudhë mjafton të përmendim këngën ?Bilbili në arë??, tha Ciko.

Aleksandër Lalo njihej si një zë kritik e polemist i rrallë për problemet e Artit e Kulturës. Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro i kujtuam debatin e kompozitorit 7 muaj më parë për të Drejtat e Autorit.

?Personalisht kam edhe merakun që nuk arriti dot të mbledhë pikërisht efektet e një kërkese që ai kishte lidhur me të ?drejtat e autorit??, u shpreh Kumbaro.

Ligji po bëhet. Por Lalo s?mund ta dëgjoj....

Polemikat e kompozitorit pas largimit të tij të papritur nga jeta marrin një vlerësim të veçantë në ditën e lamtumirës.

Recommended