Zimbabve, mijëra njerëz në shesh kundër Mugabes - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mijëra protestues janë mbledhur në rrugët e kryeqytetit të Zimbabves, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Robert Mugabe, i cili ka dominuar skenën politike të vendit që nga viti 1980.Tubimi është mbështetur nga ushtria, e cila sipas mediave mendohet se është organizatorja e një grushti shteti, pak ditë më parë.E ndërsa protesta paqësore ka nisur, mediat raportojnë se qindra njerëz po festojnë fundin e Mugabes, pasi mbështetja e ushtrisë duket se e bëri më të dukshme përfundimin e epokës së qeverisjes të presidentit legjendar.Edhe degët rajonale të partisë qeverisëse dhe anëtarë të partisë në pushtet, të cilët deri vitin e kaluar kishin shprehur besnikërinë e tyre ndaj presidentit, deklaruan se ka ardhur koha që 93 vjeçari, të largohet nga posti i tij.Mugabe është diktatori më i vjetër në botë. Ai njihet si një tiran i pamëshirshëm i ditëve moderne që refuzon të japë dorëheqjen, pavarësisht thirrjeve në rritje për largimin e tij.Edhe pse Zimbabve është një vend i pasur me minerale, vendi është i zhytur në varfëri ekstreme.

Recommended