Ora News - Shkarkohen drejtuesit e Zyrës Arsimore në Malësi të Madhe

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shkarkohen drejtuesit e Zyrës Arsimore në Malësi të Madhe për shpërdorim detyre. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka zgjedhur të dalë në një konferencë për mediat për suksesin e platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët ndërsa nuk ka përmendur ngjarjen e rëndë të Bulqizës ku u asfiksuan 60 nxënës.

Lindita Nikolli: Kam kërkuar fillimin e procedurës së menjëhershme për gjetjen e përgjegjësve dhe shkarkimin e menjëhershëm të Zyrës Arsimore Malësi e Madhe për abuzim me detyrën dhe cënim të së drejtës së qytetarit. U bëj thirrje politike dhe publike të gjithë atyre që ndeshen me padrejtësi në sistemin tonë arsimor të mos dorëzohen"

Ministrja Nikolla bëri me dije se Gjovalin Veshtaj kishte dalë i pari në portalin Mësues për Shqipërisë ndërsa vendin e punës e kishte zënë ai që ishte renditur i dyti në listë. Një ditë më parë referuar incidentit Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka pezulluar mësimin në shkollën e mesme në Shupenzë

Gjithashtu ministrja Nikolla ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit rajonalë të arsimit ngritjen e një inspektimi në bashkëpunim me pushtetin vendor për verifikimin e kaldajave, gjatë kësaj fundjave në të gjitha shkollat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkarkohen-drejtuesit-e-zyres-arsimore-ne-malesi-te-madhe