Kush vjen per dreke/ Flet Alida Hisku: Si u ndjeva pas perjashtimit nga skena (17.11.17)

  • 6 years ago
Në vitet ?70 dhe fillimet e viteve ?80 Alida Hisku ishte ndër këngëtaret më të njohura shqiptare. Por, në kulmin e karrierës, këngët e saj u ndaluan së transmetuari papritur në verën e viti 1982.
Sot, e ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë?, në Tv Klan këngëtarja tha se pas përjashtimit është ndjerë sikur e kanë larguar nga shtëpia.
?Jam rritur në skenë nga nëna ime e cila ka qenë në Teatrin e Operas. Në atë kohë na mernin me vete për të mbushur skenën, por në të vërtetë ka qenë një ndjesi e veçantë. Skena pa publik ishte edhe si vend loje për ne fëmijët e artisëve në atë kohë. Kur u përjashtova isha 23 vjeç dhe u ndjeva sikur më hoqën nga shtëpia. Skenën e përjetoj më shumë se gjithçka, duartrokitjet janë suksesi i një këngëtarit. I jam mirënjohës publikut që edhe pa aktivitet artistik nuk më ka harruar?, tha Hisku.