Arena - "Kreta, takim historik apo spektakël?" (15 nëntor 2017)

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas takimit në ministrit Bushati në Kretë më ministrin Kotcias, publiku ende nuk e di rezultatin. Të ftuarit në studion e Arena, në Ora News, sollën në vëmendje disa prej çështjeve kryesore të bisedimeve dhe nëse ka një marrëveshje mes dy shteteve. Tema kryesore e debatit ishte marrëveshja e detit në 2009-ën, ku sipas kolonelit Myslym Pashaj, Greqia nuk ka asnjë faj.
Pashaj: Marrëveshje nuk ka, por ne do të flasim për marrëveshje. Kreta ka një sërë problemesh dhe marrëveshja e detit ishte një shtesë në problematikat që janë midis këtyre vendeve. Nuk ka faj pala greke, se ne kemi qenë në të njëjtën tavolinë dhe ata bënë një luftë më hartat dhe e fituan hapësirën.
Historian Pëllumb Xhufi fajëson qeverinë demokratike.
Xhufi: Në këtë çështje delikate që kanë të bëjnë me interesin ndërkombëtar, qeveria e kësaj kohe duhet të mbyllë gropat që ka lënë qeveria e Berishës.
Por, ndryshe mendojnë Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme PD, Kreshnik Çollaku dhe ish-ambasadori Agim Nesho.
Çollaku: Negociatat e bëra në kohën e Sali Berishës ishte e ndershme, pa hile dhe e drejtë.
Nesho: Qëndrimi i politikës shqiptare ndaj Greqisë për mendimin tim ndaj këtij 5-vjeçar ka qenë amatoresk, ka qenë pa një vizion, pa një qëllim ku do arrijmë, por kanë punuar në bazë të disa axhendave që janë propagandistike në fuqizimin e liderit

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/pashaj-marreveshja-me-detin-eshte-nul

Recommended