Report TV - Tirana gati për Panairin e librit 15-18 nëntor,Ymeri:Më pak libra

  • 6 years ago
Edicioni i 20-të i panarit të Librit do të mbahet në Tiranë nga datat 15-18 nëntor.
Ky ky panair është kosideruar gjithmonë si një ngjarje e rëndësishme kulturore për botën shqiptare, që ka si objekt paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim në harkun kohor të një viti. Por sipas kryetarit të shoqatës së botuesve Petrit Ymeri theksoi se hapësirat e këtij panairi po vijnë duke u tkurrur.

?Pavarsisht nga situata jo fort e begatë jo fort e shëndetshme që ka shoqëruar këtë periudhë në sektrorin librorë që ka rënie të numrit të titujve të botuara, por edhe të tirazheve. Gjatë këtij panairi që fillon të mërkurën në orën 9:00 dhe kemi ceremoninë e hapjes në orën 11:00 kemni shumë aktivitete, por më pak se një vit më pak?, u shpreh Ymeri.

Petrit Ymeri deklaroi më tej se Bashkia e Tiranës nuk e ka mbështetur panairin e Librit

?Kemi pasur mbështetje vetëm nga Ministria e Kulturës edhe nga asnjë tjetër. Bashkia e Tiranës nuk denjohet të kthejë as përgjigje për aplikimin tonë. Bëjmë aplikim zyrtarë që në fillim të vitit, sipas rregullave bëjmë kërkesë për takim e nuk marrim as përgjigje as gjë. Bashkia e Tiranës refuzon të mbështesë panairin e librit. Me sa di unë bashkia është duke vënë tulla nëpër biblioteka, por biblioteka nuk është tulla është libri?, tha Ymeri.

Panairi i librit do të bashkojë autorët, botuesit, lexuesit, përkthyesit, e të gjitha trevave shqipfolëse në promovime, diskutime dhe debate. Në edicionin e 20-të të panairit të Librit marrin pjesë 97 shtëpi botuese, nga këto 20 botuese vijnë nga Kosova.

Category

📺
TV

Recommended