Ministrat, takime në Dibër - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa dimri është në prag, ministri i energjisë Damian Gjiknuri nga Peshkopia kërkoi angazhim më të madh të strukturave të OSHEE në terren. Për shkak edhe të motit të keq që pritet në ditët në vijim, Gjiknuri tha se duhet të ndërhyhet në zonat ku do të ketë defekte të linjave.?I kërkova të gjithë drejtuesve këtu të mbajnë ritmin e punës pasi përpara kemi sezonin e dimrit e mund të ketë probleme. Duhet të jemi në gjendje të ndërhyjmë menjëherë në ato zona ku mund të ketë defekte për shkak të motit. Duhet të bëjmë dhe një riorganizim të punës, ndarje më të mirë të stafit teknik në terren. Elektricistët duhet të jenë më afër njësive administrative të vogla.?Ndërsa Ministri i Financave Arben Ahmetaj i ka kërkuar fermerëve të zonës, që të pajisen me NIPT, nga administrata tatimore me qëllim formalizmin e sektorit të bujqësisë, por edhe që të kenë mundësi që të përfitojnë mbështetje financiare.Inspektimet e ministrit të energjisë janë në vazhdën e mbledhjes dyditore të qeverisë në Dibër. Edhe ministra të tjerë të kabinetit zhvilluan takime me drejtues të institucioneve të varësisë në qytetin verilindor.