Ora News – Velipojë, kapen 1500 kg drogë, midis 6 të arrestuarve një oficer policie

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Velipojë, kapen 1500 kg drogë, midis 6 të arrestuarve një oficer policie

Një sasi prej 1502 kg drogë është kapur nga policia e Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Velipojë. Lënda narkotike ishte vendosur pranë një hoteli, ndërsa kanë përfunduar në pranga 6 persona midis tyre një punonjës policie. Tre persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Vlen për t?u theksuar se një pjesë e madhe e të arrestuarve janë nga Vlora, krahas atyre nga Shkodra. Policia i arrestuar është shtetasi Enriko Zyle, oficer policie në pranë drejtorisë së emigracionit dhe kufirit, i cili në momentin që është pikasur nga kolegët e tij ka tentuar të largohet me shpejtësi e për pasojë mjeti i tij është dëmtuar.

Në pranga përfunduan shtetasit:

Sokol Ujka,

Enriko Zyle

Arbër Bozhanaj,

Gerti Danaj

Dervish Gjolekaj

Drejtori i Policisë së Shkodrës sqaroi:

Sekuestrohen rreth 1.5 tonë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa

Arrestohen në flagrancë pesë shtetas, ku njëri prejt tyre është punonjës policie, si dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

Në kuadër të operacionit ?Vjeshtë 2017?, si dhe në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, kanë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacionin antidrogë të koduar ?Viluni Beach?.

Në kuadër të këtij operacioni, rreth orës 02.45 minuta, në vendin e quajtur Plazh Velipojë, konkretisht në oborrin e hotelit në pronësi të shtetasit P.V, rezident në Itali, në një automjet Furgon me targa AA 386 CE, në përdorim nga shtetasit :

J.B, 20 vjeç, lindur dhe banues në Orikum Vlorë u gjet një sasi e madhe lëndë ndarkotike.

Kontrolli ka vijuar edhe në ambjentet e këtij hoteli, ku në katin e parë të hotelit është konstatuar një sasi tjetër lënde narkotike e paketuar dhe e futur në 6 çanta shpine.

Gjithashtu në oborrin e këtij objekti u evidentuan dhe u sekuestruan edhe dy automjete të tjera të lëna nga autorët , konkretisht mjeti "Mercedes Benz" me targa AA 388 ME, në pronësi të shtetasit Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë, si dhe automjeti "Ford Fiesta" me targa AA 421 LU, në përdorim nga shtetasi F.M, 32 vjeç, banues ne Përmet .

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/velipoje-kapen-1500-kg-droge-midis-6-te-arrestuarve-nje-oficer-policie