Kryeministri Edi Rama nga Burreli foli për platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët. Gjatë fjalës së tij, Rama ironizoi deputatin Nard Ndoka, duke thënë se çfarë ka ai më shumë se një fshatar.
Shefi i qeverisë tha se kjo platform ka si qëllim edhe një fshatar të ketë po të njëjtën fuqi si një deputet.
Rama: Ça ka Nard Ndoka si deputet më shumë sesa çdo lloj fshatari në Republikën e Shqipërisë? Ka ndonjë ndryshim?! Pse është më i rëndësishëm Nard Ndoka se një fshatar atje në atë fshatin që isha unë në Bulqizë?! Dhe pse kur merr në telefon Nard Ndoka drejtorin e Hipotekës apo Zyrën e Patentave apo Agjencinë e Licencave, ata përgjigjen? Sepse është deputet. Atëhere ne duam që edhe ai fshatari atje në fund fare në kufi me anënë tjetër të Dibrës, të ketë të njëjten fuqi.