Kapet autori i dy shperthimeve me eksploziv

RTV KLAN

by RTV KLAN

14 views
Arrestohet autori i vendosjes së eksplozivit në banesën e kryebashkiakut të Burrelit Nezir Rizvani, me 4 Nëntor të këtij viti.

Eltion Daçi 37 vjeçi banues në Burrel, u vu në pranga mbrëmjen e të enjtes, me akuzën e shkatërrimit të pronës dhe mbajtjes se lëndëve plasëse. Shkak për vendosjen e eksplozivit në banesën e kryebashkikuat dyshohet se është bërë një konflikt për dhënien e një tenderi lokal në bashki.

Po ashtu, Daçi akuzohet edhe si autor i shpërthimit në oborrin e një magazine me 25 tetor, ku shkatërrua një automjet e u thyen xhamat e banesave për rreth. Motiv për këtë ngjarje dyshohet se është bërë një konflikt për një borxh mes palëve.

Më parë Daçi kërkohej edhe për akuzat e "Kanosjes për shkak të detyrës" dhe "Prodhim dhe shitje të narkotikëve?. Për këto vepra kishte edhe një masë sigurimi arrest me Burg nga gjykata e Matit.

Tv Klan