Report TV - Report Tv në banesën e gjyqtarit të ndaluar Shkëlqim Miri

  • 6 years ago
Report Tv ka zbarkuar mesditën e sotme në banesën e gjyqtarit të ndaluar nga policia, Shkëlqim Miri, në rrugën ?Myslim Shyri?. Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka, ka sjellë pamje ekskluzive nga banesa e gjyqtarit të ndaluar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ku brenda ndodhet vetëm vjehrra e gjyqtarit Miri.
Ndërkohë, banesa e gjyqtarit u kontrollua mbrëmjen e kaluar nga policia, ku u gjet pasia e madhe e parave prej 34 milionë lekë (të reja), e pajustifikuar prej tij. Gazetari Çaka raportoi se në momentin që ka mbërritur policia mbrëmjen e djeshme, në banesë ka qenë gjyqtari Miri dhe vjehrra e tij.

Policia ka hyrë në banesë dhe ka sekuestruar pasurinë, për të cilën ka pasur informacion të saktë se ku ndodhej. Ndërsa, ditën e sotme është ndaluar gjyqtari Shkëlqim Miri, deri në vendosjen e një mase ndaj tij.