Report TV - Raporti i KLSH: Ministria e Arsimit shkelje me maturën e vitit 2016

  • 6 years ago
Ministria e Arsimit ka shkelur Ligjin për Arsimin e Lartë gjatë proçesit të pranimeve në Universitete për Vitin Akademik 2016 ? 2017, duke shpërdoruar afatet dhe burimet njerëzore, çka krijuan një situatë kaotike për maturantët.
Ky është përfundimi që del nga raporti i publikuar nga Këshilli i Lartë i Shtetit në korrik 2017, ku merr në analizë ?Performancën e Institucioneve Përgjegjëse për Pranimet në IAL të Maturës Shtetërore 2016.? Raporti vëren se proçesi ishte i centralizuar, dhe gjithashtu i realizuar në kushte emergjence, e me kosto financiare të panevojshme.

Audituesit e KLSH rendisin në raport se mungesa e informimit për lendët me zgjedhje dhe notën mesatare, ndryshimet e kritereve gjatë proçesit të pranimit, penalizuan maturantët pa të ardhura, e kështu cënuan parimin meritë-preferencë.

Recommended