Report TV - Vetingu në Polici, procesi do zhvillohet në tre shtylla kryesore

  • 6 years ago
Pas më shumë se një muaji, procesi i vettingt në Polici tashmë është duke marrë edhe formë. Report TV mëson se ky proces do të bazohet në tre shtylla kryesore, integritetin, profesionalizimin dhe hetimin pasuror të ekfektive e policisë, si dhe drejtuesit e lartë në uniformat blu.
Mësohet se nga hetimi pasuror do të kalojnë në "sitën" e specialitëve edhe ish- drejtuesit e lartë të këtij instituioni të cilët tashmë mbajnë postet e specialistëve. Të gjithë ata persona të cilët mbajnë veshur uniformën e policisë dhe nuk mund të justifikojnë pasurinë e tyre do të përjashtohen nga struktura e policisë.

Gjithashtu në procesin e vetingut do ndihmojë edhe FBI e cila mbërrin në Tiranë gjatë kësaj jave dhe do të vendoset në Ministrinë e Brendshme. FBI do të ketë edhe një rol kryesor për sa i përket goditjes se grupeve të krimit të organizuar në vend.

Category

📺
TV

Recommended