Ora News - AKU kontrollon fabrikën e pijeve në Nikël, dyshohet për produkte të falsifikuara

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar edhe përgjatë ditës së dielë kontrollin në subjekte. Përfaqësuesit e AKU kanë zhvilluar inspektime në një subjekt të pijeve alkoolike në zonën e Niklës të Krujës, ku kanë marrë kampione të pijeve alkoolike dhe energjike që prodhoheshin në këtë magazinë.
Jashtë kamerës, pronari i subjektit thotë për Ora News se e ushtron këtë aktivitet prej 10 vitesh konform ligjit dhe është i pajisur me licencë, si dhe disponon të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për mallrat.
Sipas tij, në magazinë prodhohen 15 pije të ndryshme kryesish alkoolike dhe energjike, por edhe lëngje frutash. Pronari nënvizon se në magazinën e tij AKU ka ushtruar edhe një tjetër kontroll , rreth 20 ditë më parë dhe nuk janë gjetur shkelje.
Nga ana tjetër Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i pyetur nga Ora News shprehet se ky është një kontroll rutine që do të ushtrohet edhe në biznese të tjera dhe si qëllim të vetëm ka garantimin e cilësisë për qytetarët.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/aku-kontrollon-fabriken-e-pijeve-ne-nikel-te-krujes-dyshohet-per-produkte-te-falsifikuara/

Category

📺
TV

Recommended