Report TV - Kapet biznesmeni me 800 mijë€ dhe dy patenta skafi të Tahirit

  • 6 years ago
Policia e Elbasanit ka arrestuar para dy ditësh një biznesmen, ndërsa nga kontrolli në makinën që e drejtonte pa patentë iu gjetën dhe bllokuan 800 mijë euro dhe tre patenta, dy leje drejtimi për mjete lundrues ne emer te Saimir Tahirit dhe e treta e gruas së ish-ministrit, Fatlinda Berisha.
Sipas policisë i arrestuari Orest Lefter Sota 25-vjeç nga Vlora është pronar i një firme private në fushën e betonit, ndërsa ka deklaruar se shumën do ta përdorte për likuidimin e disa faturave. Burime nga policia pohojnë për Report Tv se ?Sota pretendonte se paratë do i çonte në një biznes hekuri? por sipas bluve ai nuk kishte asnjë dokument (faturat) për paratë.

Gjithashtu burime për Report Tv konfirmojnë se biznesmenit i janë gjetur edhe dy lejet për drejtim të mjete lundruese në emër të ish-ministrit, ku Tahiri ka nivelin ?Skipper? (kapiten). Në makinë është gjetur edhe një patentë e tretë (për makinë) e cila është e gruas së ish-ministrit Saimir Tahiri, Fatlinda Berisha. Por policia nuk e ka publikuar një fakt të tillë në komunikatën për shtyp te pakten deri në denoncimin publike nga ana e Lulzim Bashës.

Recommended