BOOM ndërmjetëson zgjidhjen: Pensionistit i njihen 8 vitet e punës (Emisioni i plotë, 2 nëntor 2017)

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ BOOM në RTV Ora News ia doli me sukes edhe mbrëmjen e sotme të jetë pjesë e zgjdihjes së problemeve të qytetarëve. Falë ndërmjetësimit të BOOM pensionistit që sorollatej prej më shumë se një viti në kërkim të të drejtës së tij për ti njohur vitet e punës për pension, iu zgjidh problemi.
Zoti Fatush Sufa ka 13 muaj që sorrollatet në zyrat e Sigurimeve Shoqërore të Tiranës.
Çdo gjë nisi 3 vite më parë kur i moshuari mbushi moshën për të dalë në pension. Ky institucion nuk i njihte 8 vite e 3 muaj punë që ka punuar si agronom në Kalanë e Dodes, pasi dokumentacioni ishte i paplotë.
Fillimisht i është kërkuar një dokument nga Arkiva e Shtetit të cilën zoti Fatush e ka dorëzuar.
Më pas i është thënë se ky dokument është i pamjaftueshëm dhe se çështja duhet të shkojë në gjykatë.
Pasi fiton çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe në Apel, i moshuari i çon 2 vendimet e Gjykatës te Sigurimet Shoqërore në Tiranë.
Edhe pas vendimit të gjykatës, e cila i njeh të moshuarit këto vite pune, ende nuk po i njihen nga Sigurimet dhe për pasojë pensioni qe merr zoti Fatush është i paplotë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boom-ndermjeteson-zgjidhjen-pensionistit-i-njihen-8-vitet-e-punes/

Recommended