Report TV - Gjokutaj te '5 Pyetjet': Çfarë më kërkoi Berisha për Nanon

  • 6 years ago
Berisha ju ka thirru ju apo eprorin tuaj për t?iu kërkuar sqarime? Ka pasur ndikim politik?

Në bazë të këtyre kërkesave që kanë qenë mikse kemi komunikuar me Berishën shkresërisht. Ai ka kërkuar një relacion shpjegues për çështjen nuk e dimë a e ka dashur për vete apo për takimet me ekspertë të huaj. Atëherë ka qenë një trysni shumë e madhe. Çështje të këtyre përmasave as nuk ishin dëgjuar. Nano veç se zyrtarë ishte kryeministër dhe kryetarë i opozitës gjë e cila i dha të drejtë socialistëve ta trajtojnë si izolim për motive politike.

Berisha ju ka kërkuar shpjegime në bazë të ankesave që i bënte Nano?

Po Nano ose anëtarë të partisë së tij nuk e di.

Kur dilte Berisha thonte: hajduti Fatos Nano etj... ti intimidoheshe?

Absolutisht jo sepse ne kishim letrat. Ne hetonim çështjen.

Ju hetonit çështjen, por duhet të keni qenë shumë i ri

Unë nuk jam i plepave

Qartë, por në fillimet e karrierës njeriu edhe gabohet. Tani në distancë ndjeni që mund të keni gabuar diku ose në të tërën në tërësi?

Unë e kuptoj që procesi ka disa elementë. Konteksti ka qenë i vështirë. Ne patëm një fat që një pjesë e mirë e dokumentacionit të çështjes vinte nga Italia. Dhe kjo ka qenë një pjesë që ne kishim jo mbështetje morale por flitej për bazën e ekspertizës. Ata e shpjegonin diferencën mes fakteve dhe provave.

Çfarë roli ka pasur në këtë dosje Kontrolli i Lartë i Shtetit?

Çështja ka filluar në disa burime, kanë qenë dosje dëshmi, provat janë të shumta, provat shkresore, materiale, dëshmi, ka pasur përgjime të drejtorit italianë.

Qëndrojmë të precedentët dhe dua të rri tek Basha, çështja e Bashës nuk është gjykuar deri në fund në lidhje me rrugën Durrës ?Kukës?

Ka pasur raste të fabrikuara, janë vënë disa filtra procedurial dhe konsistojnë në respektimin e të drejtave dhe rregullave ligjore. Vijmë tashmë tek Basha, ka qenë ministër i Jashtëm, dosja është mbajtur dy vjet. Janë ndërprerë afatet se sa herë është thirrur ka vajtur, dosja është mbajtur dy vjet dhe duhej ta përdoreshin për arsye politike këtej fushata dhe këtej kronikën. Pra dua të them se Basha ka qenë gjithmonë prezent, ndërsa edhe kur ka patur takime në samitet ai ka qenë i gatshëm për t'u paraqitur.

Ne kërkuan ndërprerje të hetimit, sepse skam pse të bëj 3 vite gjyq ku ti duhet të tallesh dhe asgjë konkrete dhe të pafaktuar.

Si ndahet se ju thoni se nuk ka përgjegjësi kolektive, por përgjegjësi personale?

Sigurisht Basha ishte i pari mes të barabartëve, i cili i është dhenë një kompanie me prokurim të drejtpërdrejtë.

Recommended