Report TV - Adria Ferries sjell risi me një traget modern nga Durrësi drejt Akononës

  • 6 years ago
Kompania Adria Ferries, me qendër në Ankona të Italisë, që operon që nga viti 2004 me portin e Durrësit, ka rinovuar flotën e saj të lundrimit me një traget të ri, prodhim i viteve të fundit. Trageti i ri" Michela" do të lundrojë në linjën Durrës-Ankona dhe anasjelltas tre herë në jave, dhe për herë te parë pas shume viteve rihapet edhe një linjë mes Durrësit dhe Trieste.

Trageti është më i shpejti që ka operuar deri tani me linjat e transportit detar nga Shqipëri drejtë Italisë. Sipas specialistëve dhe kapiteneris së linjës, trageti ?Michela? do të përshkojë rrugën detare 6 orë më shpejt se në të kaluarën, duke nisur nga Durres ne ora 17:00 dhe duke arritur ne Ankona në 7 të mëngjesit.
Në aktivitetin promovues që është zhvilluar në bordin e tragetit, kanë marrë pjesë përfaqësues të kompanisë italiane, drejtues të institucioneve në Durrës si dhe anëtarë të kabinetit qeveritar. Pronari i Adria Ferries, Alberto Rossi qe punon me Shqipëri qe nga viti 1991, u shpreh se trageti që tashmë ka filluar lundrimin është i kushteve bashkëkohore duke ofruar jo vetëm shpejtësi me të madhe po edhe kushte akomodimi me te mira.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako theksoi se ky traget do të sjell lehtësi dhe kushte më të mira për lëvizjen e udhëtarëve.

I pranishëm ishte edhe Ambasadori i Italisë në vendin tonë Alberto Cutillo i cili u shpreh se ky është një rast për të festuar dhe me këtë ne tregojmë se Italia beson tek Shqipëria dhe potencialet e saj.

Category

📺
TV

Recommended