Report TV - Rama: Afat vjedhësve të ujit do fillojmë prerjet masive

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e një aksioni në të gjithë vendin për prerjet e paligjshme të ujit të pijshëm dhe për ata të cilët janë debitorë.
Nga mbledhja e grupit parlamentar socialist, kreu i qeverisë thekosi se do t?u lihet një afat të gjithë të gjithë atyre që kanë abuzuar me ujin e pijshëm, ndërsa më pas do jetë qeveria ajo që do ndërhyjë duke bërë të njëjtën gjë si me reformën në sektorin energjetik.

?Njësoj si me energjinë elektrike, është koha të bëjmë shtet edhe me ujin. Do t'u japim kohë, disa muaj, të gjithë atyre që vazhdojnë të vjedhin ujin, duke përfituar nga lidhjet e paligjshme, pa matëse, duke nxjerrë zorrën e ujit nga lokali dhe duke vaditur rrugën. Në bashkëpunim me kryetarët e bashkive, do fillojmë prerjet masive të lidhjeve të paligjshme të ujit?, u shpreh Rama.

Recommended