Report TV - Tiranë, makina përfshihet nga ​flakët në lëvizje, s'ka të lënduar

Report TV

by Report TV

0 views
Tiranë-Një makinë tip ?volswagen? është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në rrugën Bardhyl, në Tiranë. Në momentin që makina është përfshirë nga flakët ka qenë duke ecur në rrugën ?Bardhyl?.

Në atë moment ka qenë i pranishëm vetëm drejtuesi i mjetit, nuk ka pasur persona të tjerë. Drejtuesi i mjetit sapo ka parë tymin që dilte nga makina ka dalë menjëherë, ka tentuar të shuaj flakët, por ka qenë e pamundur. Kamerat e Televizionit Report TV kanë siguruar pamjet e momentit të djegjes së mjetit.