Report TV -Arrestohet i shumëkërkuari në Shkodër, i dënuar me 8 vite burg

  • 6 years ago
Është arrestuar sot në qytetin e Shkodrës shtetasi i shpallur në kërkim Artan Dekovi, i dënuar me 8 vite burg për tentativë vrasjeje. Në kuadër të aksionit për kapjen e personave në kërkim, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një operacioni të mirëorganizuar, policia ka arrestuar shtetasin Dekovi, 45 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka vendosur masë sigurimi arrest në burg, me vendim nr. 51-2016-3890 datë 14.09.2016 me 8 vite burg, për veprat penale ?Plagosja e re?nde? me dashje? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e arme?ve luftarake dhe e municionit?, parashikuar nga nenet 88 dhe 278 të Kodit Penal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme

Category

📺
TV

Recommended