Report TV - Naço në Report TV: Rama po bën gjyqtarin, Tahirit t’i hiqet imuniteti

  • 6 years ago
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço, i cili është anëtarë i Këshillit të Mandateve i ftuar në studion e Report TV, ka folur për sa i përket imunitetit të ish- ministrit Saimir Tahiri.
Naço është shprehur se me mos heqjen e mandatit të Tahirit, është duke u përdorur një tjetër standad.

?Po përdoret një tjetër standard për Tahirin. Vetëm vitet e fundit janë hequr 4-5 mandate të deputetëve. Edhe në raportin e Venecias shkruhet se ccdo deputeti duhet t?i hiqet imuniteti për çfarëdo akuzë përjashto rastet ku duket se është një sulm politik?, është shprehur Naço duke shtuar se duhet t?i qëndrohet strikt kushtetutës dhe rekomandimit të Venecias.

Deputeti i LSI-së, ka folur gjithashtu edhe për sa i përket deklaratave të djeshme mes Prokurorisë dhe Zyrës së Kryeministrit, për të cilën u shpreh se ishte i keqardhur nga deklarata e bërë nga kryeministri.