Alarm për kuqezinjtë, Beqiri: Të rinjtë shqiptarë nuk i aktivizojnë po zgjodhën Shqipërinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndihmës trajneri i përfaqësueses së 17 vjeçarëve Elvin Beqiri ka lëshuar sinjalet e alarmit në lidhje me talentët shqiptarë që luajnë jashtë vendit. Ai u shpreh se disa prej tyre nuk aktivizohen vetëm sepse kanë zgjedhur të luajnë për Shqipërinë, ndërsa në lidhje me situatën e Vllaznisë, Beqiri tha se është pasojë e keq adminsitrimit të bashkisë.
Një alarm për të ardhmen e talentëve shqiptarë që janë rritur dhe luajnë jashtë kufijve. Nëse zgjedh Shqipërinë mund të përfundosh për shumë kohë në stol. Këtë ka zbuluar në studion e Ora News ndihmës trajneri i përfaqësueses kuqezi të 17 vjeçarëve Elvin Beqiri, i cili nënvizoi faktin që disa futbollistë shqiptarë të moshave nuk aktivizohen në klubet e tyre jashtë vendit, pikërisht sepse kanë zgjedhur të përfaqësojnë Shqipërinë dhe jo kombëtaren e vendit.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/alarm-per-kuqezinjte-beqiri-te-rinjte-shqiptare-nuk-i-aktivizojne-po-zgjodhen-shqiperine/