Report TV - Tahiri kërkon kohë,Ruçi e shtyn: Vendoset nesër, PD: Skandal

Report TV

by Report TV

0 views
Shtyhet për nesër në orën 10:00 fati i imunitetit të deputetit Saimir Tahiri. Pas kërkesës së avokatit për 3 ditë kohë për të paraqitur mbrojtjen, Ruçi ka pranuar shtyrjen vetëm me një ditë duke e zhvendosur për nesër vendimin.
Kryetari i Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve Gramoz Ruçi ka deklaruar se Tahiri ka të drejtë që të mbrohet, ndërsa PD e kundërshtoi duke e cilësuar si skandal.Por Ruçi i kujtoi PD mbledhjet e komisionit për Lulzim Bashën në 2007 që zgjati 6 seanca dhe dy muaj. Tashmë nesër do të merret vendimi për Tahirin.

Debatet per shtyrjen e mbledhjes

Avokati i Tahirit, Artan Hajdari: Është me rëndësi që të kërkojmë që për shkak të pamundësisë reale që ne si mbrojtje kemi pasur për t?u përgatitur sa më cilësore, të kërkojmë kohën e arsyeshme. Pasi prokuroria ngritur edhe pretendime shtesë dhe duhet t?i integrojmë në një mbrojtje në funksion të procesit të rregullt. Duam një afat të arsyeshëm për mbrojtje për një afat prej 3 ditësh, deri ditën e hënë.

PD, Alibeaj: Kjo është alibi banale për të shtyrë. Materiale është i njëjtë. Relacioni është i palëvizshëm, nuk jemi në befasi procedurale. Duhet të vazhdojmë një orë e më parë me procedimin. Boll kemi dhënë kohë për prishjen e provave.

PS, Çuçi: Këtu jemi për të respektuar të gjitha procedurat. Nëse deputeti i cili akuzohet për një krim shumë të rëndë dhe prokuroria ka ardhur për të marrë autorizimin për ta arrestuar nuk i lejohet e drejta që të mbrohet ky është turp. Përsa i përket shpejtësisë, ky është rasti i parë që veprohet me këtë shpejti. Jemi brenda afateve. Këtu kemi të bëjmë me një farsë, nuk ka lidhje me Saimir Tahirin, duhet të dëgjojmë personin që ka akuzuar prokuroria. Jam dakord dhe është në nder të këtij këshilli që t?i lëmë afat mbrojtjes që të shprehet para këtij këshillit. Per imunitetin e Bashes u la dy muaj kohe, u lane gjashte seanca.

PD, Strazimiri: Deputeti ka të drejtë për mbrojtjen, këtu nuk jemi në gjykatë. Këtu nuk jepet vendim fajësie apo pafajësie. Mbrojtje jo, por keni parasysh nëse dilni me këtë përgjegjshmëri. Nuk parashikohet në rregullore, do i japim rrugë drejtësisë?