Report TV - Deputeti i PD zbulon bisedën me Ruçin: Çfarë më tha për Tahirin

  • 6 years ago
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, të mbledhë me urgjencë Këshillin e Mandateve. Jashtë Kryesisë së Kuvendit, ku anëtarët e djathtë të këtij këshilli po presin për mbledhjen e tij, Halimi tha se duhet t?i hiqet sa më parë imuniteti deputetit Saimir Tahiri dhe t?i hapet rrugë drejtësisë për arrestimin e këtij të fundit.

Halimi tha se ka komunikuar me Ruçin, por ky i fundit nuk ka konfirmuar orën e mbledhjes së Këshillit të Mandateve.
"Nuk ka akoma njoftim për mbledhjen e këshillit të mandatit për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit. Komunikova pak më parë me Ruçin, i cili më tha se ?nuk ka akoma njoftim dhe nuk kam ardhur në zyrë për të marrë letrat e prokurorisë, ku kërkohet arrestimi i deputetit Ruci?. I bëj thirrje Ruçit të mbledhë menjëherë Këshillin e Mandatit. I bëj thirrje Ramës, se nëse e do drejtësinë atëherë të mos vonojë asnjë minutë mundësinë për arrestimin e Tahirit. T?i hapë rrugën drejtësisë duke u larguar nga posti i kryeministrit. Ne do vazhdojmë të presim këtu, i bëj thirrje ta mbledhë menjëherë Këshillin e Mandateve për t?i hapur rrugë drejtësisë?, tha Halimi.