Universitetet, Ministria e Arsimit udhëzim për plotësimin e kuotave - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkollat e larta publike e private nuk do te djegin kuotat e mbetura bosh. Ndërsa çdo kandidat qe ka aplikuar per ne universitet nuk do te mbetet jashtë auditorëve. Kete synon udhëzimi me i fundit i ministres se arsimit. Edhe pse ne 14 tetor sipas udhëzimit te ministrisë, përfundoi regjistrimi ne universitete pas dy raundesh te gjata, ministria u jep nje mundësi tjetër kandidateve. 4 mije te rinj qe aplikuan ketë vit mbeten pa shkolle, tashme mund te regjistrohen direkt ne fakultet ku ka kuota bosh.Po perse u krijua kjo mundësi per aplikantet dhe universitetet kur mesatarja e kandidateve te mbetur pa shkolle nuk eshte me e larte se 6.3? Drejtori i rrjetit akademik shqiptar Arjan Xhelaj shpjegon nismën e ministrisë.Kete vit numri i kuotave per shkolle te larte ishte me i larte se aplikimet. 31 mije vende ofronin universitetet publike dhe private, ndërsa aplikuan per studime ne fakultete shqiptare 27 mije te rinj. Tashme edhe 4 mije te mbeturve jashtë fakulteteve per shkak te cilësisë se dobet u jepet mundësia per pasur diplome te arsimit te larte. Regjistrimet per këta kandidate mbyllen ne 26 tetor.