Report TV - Akuzat ndaj Tahirit, ja çfarë thonë Kodheli, Doshi dhe Hysi

  • 6 years ago
Një ditë pas publikimit të dosjes së drejtësisë italiane të trafikantëve të drogës ?Habilaj? ku përmendet edhe ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, socialistët janë të ndarë në dy grupe: ata që heshtin, dhe ata që ja kalojnë stafetën drejtësisë. Kategoria e të heshturve nuk përjashton as deputetët me eksperiencë e as ata më të rinj.

Ndër të tjerë, ka nga ata që besojnë tërësisht tek pafajësia e kolegut të tyre Tahiri, e po ashtu, edhe nga ata që janë më afër qëndrimit të Edi Ramës, e nuk mbajnë anë, por presin të flasin organet kompetente.

Taulant Balla i mblodhi të gjithë deputetët socialistë që ndodheshin në Kryesinë e Kuvendit, kryesisht ata që janë anëtarë të komisionit të ligjeve për tu dhënë instruksionet e menaxhimit të situatës. I pyetur nga deputetët e komisionit të ligjeve se çfarë qëndrimi do të mbante Balla mësohet t?ju ketë thënë ?Ju jeni juristë. Mbani qasje juridike ndaj çështjes. Ne nuk pozicionohemi e nuk mbajmë anë?.