Basha takon tregtaret e vegjël: Të bashkohemi kundër TVSH-së - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha ishte në Kavajë ku zhvilloi takime me pronarë dhe të punësuar në biznesin e vogël.Sipas PD, tregtarët u shprehën kundër futjes së tyre në skemën e TVSH, pasi kjo do ti çojë drejt falimentimit për shkak të rritjes së shpenzimeve. Ndërsa Basha u kërkoi qe te bashkohen kundër qeverisë.?Jeni shumicë. Shumica e biznesit është biznes i vogël. Këta janë pakicë, janë pakicë e qeverisë, 20% e shqiptarëve e kanë votuar dhe rritjen e TVSH-së për biznesin e vogël po e bëjnë për hesap të 10 vetave, 10 oligarkëve. Këtu çelësi është bashkimi. Po u bashkuam, këta nuk kanë çfarë të na bëjnë. Do të detyrohen të zbrapsen?, thotë Basha.Gjatë takimit Basha shpjegoi edhe propozimin e opozitës për të vendosur një prag të ri për biznesin e vogël, në mënyrë që ai të punojë i qetë.?Ne duam që biznesi nën 12 milionë lek të reja për vit të mos paguajë fare TVSH. Vër pullën tek dera, punoni, t?i shërbeni njerëzve, mallrat e konsumit t?i shisni me çmime të arsyeshme dhe të nxirrni bukën e gojës, sepse vetëm për bukën e gojës punoni apo jo??Sipas opozitës, TVSH-ja do ta detyrojë biznesin e vogël të rrisë çmimet, me pasojë uljen e konsumit dhe rënie të fitimeve.