Ora News – Deputeti i PS-së plas "bombën": Në dosjet italiane, shumë ministra

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i PS-së, Bled Çuçi i ftuar në ?360 Gradë? në Ora News duke komentuar akuzat e shpërthyera në mediat italiane për ish-ministrin Saimir Tahiri, theksoi se duhet të priten hetimet dhe se nuk beson që Tahiri është i përfshirë.
Pjesë nga deklaratat:
Çuçi: E përjetoj si shqiptar që jemi të pritur deri tek sensacionet. Kushërinj të 10-të mund të jemi edhe këtu. Kush është marrë me përgjigje, e di shumë mirë se si i lëshon fjalët bota e krimit që thotë se kam shok filan dhe fishekun. Unë nuk besoj shumë tek këto sensacione dhe unë pres që hetimi të shkojë deri në fund. Dhe nëse ka një rol zt.Tahiri që unë nuk besoj se ka.
Zheji: Si e gjykoni refuzimin e zt.Llalla për ta takuar?
Çuçi: Është koincidencë oraresh dhe me sa di unë, Tahiri nuk ka mund të shkojë në orën e caktuar. Për mendimin tim nuk ka pse takohet. Është situata e ndezur. Duhet të presim hetimet deri në fund dhe për fat të mirë, hetimet i bën një palë që janë italianët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/akuzat-ndaj-tahirin-cuci-sensasion-habilajt-kusherinj-te-10-te/

Recommended